Është arrestuar një person në Ferizaj, ai dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij të martën pasdite.
I dyshuari G.L. 25-vjeçar, thuhet se është përsëritës i rasteve të dhunës në familje. Sipas njoftimit të Policisë ai dyshohet se ka sulmuar vëllain A.L. 21-vjeçar pas një mosmarrëveshje.
I dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 22.02.2022 rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Astrit Bytyqi’’ në Ferizaj është një rast i sulmit . Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, përsëritës i rasteve të dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij me inicialet A.L ( M/K) i moshës 21 vjeçar. Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘’Sulm’’”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Vëllezërit në Gjakovë rrihen mes vete, nëna lëndohet pasi ndërhyn
-
Arrestohet për sulm seksual një burrë në Ferizaj
-
Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën