Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për veprat penale “ngacmim” dhe “shpërdorim”

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një person të kërkuar për veprat penale “ngacmim” dhe “shpërdorim”.

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ ishte i shpallur person i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.