Për 48 orë është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ortopedi S.S., mjek në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e ka kryer veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga Prokurori i Shtetit, mjeku është arrestuar në flagrancë teksa kryente veprën penale, duke i pranuar mjetet monetare nga një person që ishte duke kryer simulimin e veprës penale.
Mjeku, që ishte pjesë e Komisionit për përcaktim të shkallës së invaliditetit, mësohet se ishte kapur duke i pranuar 100 euro.
Prokurori ka thënë se do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrest shtëpiak për ortopedin që dyshohet se mori ryshfet
-
Mjeku në Vushtrri arrestohet për ryshfet dhe lëshim të vërtetimeve mjekësore të rreme
-
Policia tregon se çfarë i konfiskoi mjekut që u arrestua për marrje ryshfeti
-
Ndalohet një mjek në QKUK, dyshohet se mori ryshfet
-
Një kirurg dhe një anesteziolog arrestohen në Spitalin e Gjilanit