Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, theri me thikë një 13-vjeçar

perleshje me thike

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë pasi i ka shkaktuar lëndime trupore një të mituri tjetër. Rasti ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” të enjten rreth orës 13:50 ku i dyshuari ka therur me thikë 13-vjeçarin në kraharor.

I lënduari ka marrë trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.