Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Ferizaj

Një 33-vjeçar në Ferizaj është kapur në flagrancë duke vjedhur në një këmbimore.

Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të dielen në mesnatë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Si prova materiale te i dyshuari B.B. janë gjetur dhe konfiskuar: një laptop, dy radiolidhje, dy zmadhues, 60 Euro, 290 Lek. 228 Denar, gjashtë telefona të ndryshëm, dy portofola, 1 kaqavidë dhe një palë gërshërë.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.