Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari, i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën në rrugën Isuf Sokoli, i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve.
“Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte”, thotë PK.