Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për pengim të zyrtarëve policorë në Mitrovicë

Foto: Koha / ilustrim

Në orët e mesnatës së datës 20 qershor 2019, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘pengim të zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës zyrtare’, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në kohën kur zyrtarët policorë kishin urdhëruar pronarin e një lokali që të ndalë muzikën dhe të mbyllë lokalin, me ç’rast i dyshuari përveç mospërfilljes së urdhrave të ligjshëm kishte penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave zyrtare.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit A. J., 49 vjeçar, i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij është iniciuar rasti për ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.