Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për një plagosje në Fushë-Kosovë vitin e kaluar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për një vrasje në tentativë, në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar i dyshuari SH.GJ., 39 vjeç,

Pas arrestimit të njëjtin policia e ka paraqitur para gjykatës kompetente me ç’rast i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Aktualisht ndaj tij dyshimet janë ngritur për veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.