Një person është arrestuar në fshatin Novosellë e Epërme të Gjakovës për falsifikim të dokumenteve.
Sipas njoftimit nga Policia dyshohet se i njëjti ka kryer veprat penale të lartë cekura, duke falsifikuar dokumente zyrtare dhe mashtruar dhe marrë para disa klientëve.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale një leje qëndrimi slloven (dyshohet të jetë e falsifikuar), transaksione bankare, para 1.700€ dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që u mori disa personave nga 4,500 euro për leje qëndrimi slloven
-
Arrestohet një person në Jarinjë, prezantoi dokumente false të Serbisë
-
Kërkohet paraburgim për personin që falsifikoi dokumente në këmbim të parave
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë