Në Gjilan është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka kultivuar bimë narkotike, transmeton Koha.net.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja. Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës
-
Ndalohet në Gjilan një i dyshuar për mbajtje dhe kultivim të lëndëve narkotike
-
18 bimë kanabisi të mbjella në shtëpi, arrestohet i dyshuari
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për serat e kanabisit në Gjilan
-
Policia në Gjilan lokalizion katër sera me kanabis