Një grua në Çagllavicë është arrestuar, pasi që dyshohet se në tre muajt e fundit ka keqtrajtuar fëmijët e saj.
Rastin në Polici e raportoi bashkëshorti i saj.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, të dyshuarës i është bërë tretman psikiatrik dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.