Një grua është arrestuar në Stacion Policor në Bërnjak, pasi ajo kishte sulmuar zyrtarët policorë. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.
E dyshuara kishte shkuar për të pyetur për një rast në stacion policor dhe më pas duke mos respektuar urdhrin e zyrtarëve policorë në hyrje i kishte sulmuar fizikisht ata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Policor Bërnjak 25.02.2023-19:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka shkuar në stacionin policor për të pyetur për një rast dhe duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor në hyrje i ka sulmuar fizikisht. E njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e Policisë.