Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një gjilanas për ngacmim

Është arrestuar një person në Gjilan nën dyshimin se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua. Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur të dielën në ora 11:40, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ngacmim”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.