Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një burrë për tentim vrasje në Prishtinë, që kishte ndodhur më 22 gusht.

Të dyshuarit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin ‘vrasje në tentativë’ të datës, 22.08.2018, ku pas një pune operative të zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar në gjykatë dhe me vendim të Gjykatës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak”, thotë pk.