Në Pejë është arrestuar një burrë me dyshimin se ka rrëmbyer një person më 7 qershor.
“Më 11.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati, me datën e lartcekur, me forcë e kishin tërhequr një person (identiteti i të cilit ende nuk dihet) dhe duke e futur në veturën e tyre ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.