Një burrë është arrestuar më 26 gusht në fshatin Domorovc të Gjilanit, për trafikim me njerëz.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të martën, bëhet e ditur se i dyshuari në lokalin e tij ka mbajtur dhe shfrytëzuar një grua, shtetase e Serbisë.
Policia njoftoi se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.