Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie në një hamullore në fshatin Gojbulë.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë gjatë veprimeve hetimore kane arritur të identifikojnë pronarin i cili në këtë rast ka vet-shkaktuar ndezjen e hamullores në arën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Sipas njoftimit, pas lokalizimit të zjarrit dhe evitimit të rrezikut të përgjithshëm, nga policia është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që të intervistohet i dyshuari Z.D., 67-vjeçar shtetas kosovar dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Përndryshe policia në Rajonin e Mitrovicës sot si dhe ditëve të kaluara, kanë ndërmarr një fushatë të gjerë me qellim të parandalimit të dukurisë së zjarrvenies e cila në këto ditë mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të temperaturave të larta”, thuhet në njoftim.