Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 66-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se vodhi para e stoli

Një 66-vjeçar është arrestuar të martën në Mitrovicë nën dyshimin se më 3 shtator kishte kryer një rast vjedhjeje në një nga qendrat tregtare në këtë komunë.

Më 3 shtator, një grua ishte ankuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte para të gatshme e sasi të stolive të arit.

Ndërsa, Policia ka njoftuar të mërkurën se, një ditë më herët, ka arritur që pas hetimeve të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin Sh.Th., 66-vjeçar, që pas intervistimit ka pranuar veprën.

Nga ai janë konfiskuar paratë dhe stolitë e raportuara.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.