Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 50-vjeçar nga Delvina pasi ka goditur arbitrin kryesor të një ndeshjeje futbolli, duke gjuajtur sene të forta në fushë.
Sipas njoftimit, gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar të dielën, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur gurë në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.
Artikuj të ngjashëm