Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 40-vjeçar në Mitrovicë për grabitje

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, thotë se sot ka identifikuar dhe ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘grabitje’.

Arrestimi i të dyshuarit N. B., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ të ndodhur me datën 24 qershor 2019, në Mitrovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës. Në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë. Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.