Policia ka arrestuar një 30-vjeçar që po kërkohej, ditën e enjte në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për kanosje dhe dhunë në familje.
Po ashtu, ishte edhe i dënuar me burgim me tetë vjet e gjysmë për këtë vepër penale, njoftoi PK-ja.
“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
I kërkuar për dhunë në familje, arrestohet 31-vjeçari në Kaçanik
-
Arrestohet një 33-vjeçar në Kaçanik, dyshohet se sulmoi dhe kanosi prindërit
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë
-
Arrestohet 17-vjeçari që ishte i dënuar me 3 vjet burgim për dhunim
-
Arrestohet në Ferizaj një person për dhunë në familje, i sekuestrohet arma