Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 27-vjeçar në Prizren, dyshohet për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në Prizren, me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim”. Siç njofton Policia të martën, i arrestuari është 27-vjeçar me inicialet O.G.

Ai ishte i kërkuar nga Gjykata, ndërsa i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Me datë 07 Nëntor 2022, rreth orës 14:00, njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G. (27 vjeçar) nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale ‘dhunim’”, thuhet në njoftim.

Ai gjendet në burgun e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm