Kronikë

Arrestohet një 24-vjeçar në Kaçanik për dhunë në familje

Rrahje

Një person në Kaçanik është arrestuar për dhunë në familje në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Në lidhje me këtë, Policia ka arrestuar të dyshuarin me inicialet D.G i moshës 24-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet L.V e moshës 23-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore e cila për trajtim mjekësorë ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Siç ka bërë të ditur Policia në një njoftim për media, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.