Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 21-vjeçar në Prishtinë i dyshuar për rrëmbim

Një person i dyshuar për rrëmbim, fajde dhe posedim të narkotikëve është arrestuar sot në lagjen “Pejton” në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në koordinim me prokurorin e shtetit nga hetuesit policor është kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, në Prishtinë, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.

Gjatë kontrollit, përveç disa provave që lidhen me rastin, nga ana e hetuesve janë gjetur dhe sekuestruar, një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë, si dhe para të gatshme mbi 12.000 euro të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale.

Personi i dyshuar është A.O, 21-vjeçar, i cili pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.

 

Arrestohet një person i dyshuar për rrëmbim Sot rreth orës 10:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ...

Posted by Kosovo Police on Monday, August 30, 2021