Është arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se ka kryer një varg vjedhjesh gjatë dhjetorit të 2021-s dhe janarit të 2022-s. H.R., i lindur më 1 prill 2003, dyshohet se ka vjedhur në xhami dhe në disa dyqane ushqimore, i vetëm apo edhe në grup.
“I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim”, thuhet në njoftimin policor.
Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha vendet ku është vjedhur janë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme e artikuj ushqimorë. I dyshuari sendet e vjedhura i ka ndarë me personat e tjerë të dyshuar.
18-vjeçari është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje, ndër to edhe në xhami
-
Dyshohen për vjedhje në disa xhami të Lipjanit, arrestohen dy persona
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se u përfshi në vjedhje
-
Kërkohet ndihmë për identifikimin e të dyshuarit që vodhi në një xhami në Rahovec
-
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje