Një person është arrestuar të martën në fshatin Kryshec të Pejës pasi ka kanosur drejtorin e shkollës së fshatit, pasi i ishin suspenduar dy fëmijët nga procesi mësimor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media të mërkurën.
Sipas njoftimit, Policia fillimisht është njoftuar në mëngjes se në shkollën fillore të këtij fshati ka ndodhur një incident.
“Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar personin e dyshuar. Deri te incidenti ka ardhur pasi që dy nxënës të shkollës janë suspenduar nga procesi mësimor, më pas prindi i nxënësve, tani i dyshuar, ka kanosur Drejtorin e shkollës”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë babai që kërcënoi gjyqtarin gjatë seancës për djalin e tij
-
Suspendohet polici i cili dyshohet se kanosi dy të tjerë në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet një grua në Pejë, kanosi dy policë