Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Mitrovicë një person për transport të municionit

Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e së enjtes një person në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit në veturë i ka gjetur dhe sekuestruar 1200 fishekë të armës së gjuetisë.

46-vjeçari L.F. është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të gjykatës është kryer edhe bastisja në shtëpinë e tij. Si prova materiale janë sekuestruar edhe një pistoletë Bereta, një karikator dhe 10 fishekë 9mm.

Ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa në mbajtje 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

Artikuj të ngjashëm