Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Kukës 41-vjeçari nga Kosova, grushtoi drejtorin e një banke

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Kukës pasi ka goditur me grushte drejtorin e një banke atje.

Nga vetura e tij u sekuestruan 16,813 euro, një mjet prerës (kosore), dokumente dhe sende të tjera.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi S. G., me detyrë drejtor i një banke në qytetin e Kukësit, se ishte goditur për shkak të detyrës nga një shtetas, në ambientin e punës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar "Office", u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në Prishtinë, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin S. G. dhe më pas është larguar nga banka”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Paratë e gjetura nuk kishin dokumentacion për burimin e tyre.

Ndaj tij janë ngritur për veprat penale "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Edhe Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje Kronikë Therje me thikë në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2999772026820471/