Policia njofton se dje në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës me vize hungareze e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.