Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet mësimdhënësi i dyshuar për keqtrajtimin e nxënësit

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të enjten pasdite, kanë arrestuar një mësimdhënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Afrim Krasniqi” në Bardh të Malishevës, që dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të urdhrit të prokurorit të shtetit, punonjësi i arsimit, në cilësinë e të dyshuarit është mbajtur në ndalim policor për 48 orë.

Ndërsa Komuna e Malishevës, si punëdhënëse e mësimdhënësit, ka paralajmëruar se në bazë të legjislacionit rasti shkon në Komision disiplinor, i cili pas shqyrtimit do ta marrë vendimin përkatës. (Më shumë sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm