Një person është arrestuar të hënën në fshatin Soponicë të Kaçanikut pasi dyshohet se i ka vjedhur 5 viça në vlerë të rreth 6.000 eurove.
Sipas njoftimit, i arrestuari është P.H., 39-vjeçar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Vjedhja dyshohet se është kryer më 1 maj, rreth orës 08:50.
“Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh. Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin policor.
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Arrestohet një 47-vjeçar në Obiliq për vjedhje
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
Arrestohet një person në Kamenicë, iu zunë mallra kontrabandë në vlerë mbi 5 mijë euro