Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike mes tyre që ka ndodhur të martën në Drenas.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën 'Ilaz Kodra' - në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç", ka bërë të ditur Policia.
Tutje kanë thënë se të njëjtëve i është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë.
"Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshirë këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t'u proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë", thuhet tutje.
KOHA merr vesh se njëri prej personave që është përfshirë në përleshje është Osman Musliu, imami nga Drenasi.