54-vjeçari Ilir Meta u arrestua nga policia, pasi akuzohet për vjedhje dyqanesh në rrugën e Dibrës, në Tiranë, bën të ditur MAPO.
Ndonëse një koincidence, duhet sqaruar se nuk bëhet fjalë për politikanin, Ilir Meta, aktualisht kreu i Parlamentit të Shqipërisë, por për një tjetër person me këtë emër.
Prangosja e 54-vjeçarit Meta ka ardhur pas provave për grabitjen e disa rrobave në dyqanin e shtetases me inicialen L.C.
Ilir Meta rezulton një emër i njohur për uniformat blu.
Artikuj të ngjashëm