Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka deklaruar se kundërshtimi me dhunë i ish-presidentit Ilir Meta gjatë arrestimit e bërë të pashmangshëm shoqërimin e tij me forcë në stacionin policor. Ai ka thënë se Policia të hënën kreu detyrën dhe u detyrua të bënte arrestimin nëpërmjet forcës, pasi Meta refuzoi dhe përdori dhunë ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas Hoxhës, arrestimi mund të kalonte qetë dhe pa dhunë nëse Meta do të kalonte nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, etiketimet ndaj policëve që kryen arrestimin nuk janë të qëndrueshme.
Arrestimi i Metës ka ndodhur mesditën e së hënës në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, në zonën e Laprakës, gjatë kohës kur po udhëtonte me një veturë drejt Tiranës.