Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i mituri në Mitrovicë, theri dy të tjerë

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Kuvendi i Arbrit” Mitrovicë, është arrestuar një i mitur.

Sipas policisë, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë dy djem të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si pasojë e sulmit, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Lidhur me rastin, njësiti policor ka konfiskuar thikën e përdorur dhe me urdhër të prokurorit i mituri është dërguar në mbajtje.