Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i mituri, dyshohet se dhunoi një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë, gjithashtu të mitur, në Prishtinë. Sipas njoftimit, rastin e ka raportuar nëna e të miturës, të enjten.

I mituri është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim.