Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që nën ndikim të alkoolit kanosi tre policë në Rahovec

Arrestim

Foto ilustrim

Një person është arrestuar të dielën në Rahovec pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë.

Sipas njoftimit të policisë të lëshuar të hënën, kanosja ka ndodhur pasi zyrtarët policorë i kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, andaj kanosjen e ka bërë ndaj zyrtarëve policor kur ata i kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.