Më 9 shtator të këtij viti, Policia e Kosovës kishte identifikuar një rast të keqpërdorimit seksual në këmbim të parave.
Ndërkaq, ditën e djeshme, njësitet e hetimeve Kundër trafikimit me Qenie njerëzore nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operative dhe informatave të marra në terren, kanë arrestuar personin e dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Gjatë verifikimit dhe marrjes së deklaratës është gjetur se i dyshuarit ka pasur edhe urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata në Gjilan.
Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar.