Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për ngacmim të një vajze përmes rrjeteve sociale

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për të cilin dy ditë më parë një prind nga Fushë-Kosova ka raportuar se e ka ngacmuar vajzën e tij përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të Policisë të premten, është arritur të identifikohet i dyshuari L.G, nga një fshat i Istogut, i cili dyshohet se gjatë bisedave me video me vajzën, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

“Hetuesit policorë pas veprimeve hetimore intensive kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin L.G., nga një fshat i Istogut, i cili dyshohet se përmes rrjetit social ka kontaktuar me viktimën femër. Gjatë atyre bisedave me video, i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’. I dyshuari është arrestuar sot, më 02.09.2022 dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon celular”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.