Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari për kontrabandim të 6 mijë shisheve

Foto: Koha / ilustrim

Në fshatin Desivojc të komunës së Kamenicës dje është arrestuar një shqiptar, shtetas i Serbisë, për kontrabandim të 6 mijë shisheve me pije, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njësia patrulluese ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari ku gjatë kontrollimit i njëjti po transportonte 6000 shishe pije pa dokumente”, thuhet në komunikatë.

Malli është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.