Dje në Prishtinë një i dyshuar me të meta psikike, ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.
Policia e Kosovës, njofton se e ka arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.