Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor në lidhje me vrasjen e djeshme të ndodhur në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Koha.net se i dyshuari B.Sh., 26 vjeç, është duke u intervistuar.
“Për momentin është duke u intervistuar i dyshuari kryesor për vrasjen e cila ka ndodhur gjatë ditës së djeshme”, ka thënë Ahmeti.
Sipas Prokurorisë, viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’rast ka ndërruar jetë.
Me të ndodhur rasti, Prokuroria tha se njësitet policore kanë informuar prokurorin kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas provave të para të siguruara nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës.
-
Vrasje në Prishtinë
-
Vrasje në Prishtinë, shtetasi i huaj dyshohet se qëlloi me armë viktimën me të cilin ishte në veturë
-
Vetëdorëzohet i dyshuari kryesor për vrasjen e djeshme në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në “Bregun e Diellit”
-
Arrestohet i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Prishtinë