Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet gruaja në Zveçan pasi sulmoi bashkëshortin

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Në Zveçan, dje rreth orës 07:00, Policia është informuar për një rast të “Lëndimit të lehtë trupor&dhunës familjare”.

Me këtë rast, Policia ka arrestuar të dyshuarën femër, serbe e Kosovës, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull, po ashtu serb i Kosovës, raporton Koha.net.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.