Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet gjakovari që rrahu babanë e tij

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjakovë është raportuar për dhunë familjare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në raportin policor.

Viktima, në këtë rast babai, ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm