Agjentët e seksionit të kërkimeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë arrestuar pasditen e së hënës një shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Burime policore zyrtare bëjnë me dije se, në pranga ka rënë shtetasi Genis Mëhillaj, 46 vjeç dhe banues në Vlorë.
Konkretisht, 46-vjeçari akuzohet për “vepra penale me qëllime terroriste”, “vrasje në rrethana cilësuese të një funksionari publik”, “armëmbajtje pa leje” dhe “posedim të lëndëve plasëse”, raporton tch.
Arrestimi i Mëhillajt erdhi me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Shtetasi në fjalë aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në orët e ardhshme pritet t’i dorëzohet Drejtorisë së Vlorës.
-
Arrestohet një i dyshuar për vrasje të rëndë
-
Mitrovicasi arrestohet nën dyshimet për rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare
-
Arrestohet Erion Veliaj
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për “fshehje të terroristëve”
-
Kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vrasje të rëndë në tentativë, arrestohet 33-vjeçari në Gjilan