Gazetari me identitetin Sadik Sejdinaj nga Mallakastra, që në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se punon në një nga gazetat e përditshme në Shqipëri është arrestuar nga Policia.
Ai është denoncuar nga një vajzë, e cila në Polici ka deklaruar se e përndiqte prej kohësh. Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga policia pasi ka kanosur me anë të telefonit shtetasen A.T.
Nga raportimet që kanë ardhur në redaksinë e Top Channel kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale.
Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale/Shqip.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet se hapi Facebook duke keqpërdorur të dhënat e një gruaje, arrestohet kaçanikasi
-
Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Pejë
-
Kërcënohet një person në rrjetet sociale
-
Shpërndau foto të një vajze në Facebook, arrestohet
-
E kërcënoi një grua sa ishte jashtë shtetit, arrestohet i dyshuari në Kaçanik