Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet edhe një person për vrasjen në Sharban të Prishtinës

Policia njofton se dje është arrestuar edhe një i dyshuar në lidhje me vrasjen që ka ndodhur më 26 tetor në fshatin Sharban të Prishtinës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një AK/47 me 22 fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.