Policia ka arrestuar edhe personin e tretë për therjet e katërfishtë që ndodhën në rrugën “Adem Jashari”, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në Pejë.
I dyshuari po akuzohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Më 3 janar, Policia kishte arritur t’i arrestonte dy nga të dyshuarit për therjen e katër personave.
Tre viktimat u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa i katërti u dërgua në QKUK për shkak se kishte plagë më të rënda.
Artikuj të ngjashëm