Një rast me elemente të veprës penale ‘kanosje’ është raportuar me datën 26 mars 2019 në Stacionin Policor në Mitrovicë.
Policia nga rajoni i Mitrovicës, përmes një komunikate për media, njofton se sipas informacionit fillestar të pranuar nga ankuesi, thuhej se ishte kanosur nga një person i dyshuar i cili më pas ka ikur me veturë në drejtim të panjohur për ankuesin.
“Mbi bazën e të dhënave dhe të përshkrimit të veturës së të dyshuarit njësitet policore janë vënë në kërkim, ku kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. H., 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.
Tutje, Policia thotë se të gjitha veprimet e ndërmarra policore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe të hetohet si vepër penale ‘kanosje’.
“Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Kanosi me jetë në Mitrovicë dhe iku, e kap policia
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Arrestohet i dyshuari që ngacmoi e kanosi një burrë
-
Arrestohet e mitura e dyshuar për ngacmim seksual dhe kanosje në Mitrovicë
-
Një serb në veri raportohet për kanosje e fyerje