Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet duke shkuar në Shqipëri prishtinasi i kërkuar nga INTERPOL-i turk

Policia Kufitare e Morinës, në Kukës ka ndaluar 42-vjeçarin nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, zyra në Ankara.

Nga raportimet e para mësohet se ndalimi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në Turqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë ditës së sotme, specialistët e Policisë Kufitare Morinë, ndaluan Ahmet Fetahi, 42 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Interpol Anakara, Turqi, transmeton albeu.

Gjykata e Tribunalit të Korrektimit në Turqi, me vendim të datës 17.12.2010, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, sipas Kodit Penal Turk.